Saturday, February 4, 2012

Kruja është një qytet shqiptar dhe kryeqendër e rrethit po me të njejtin emër. Kruja ka 19 400 banorë (vlerësim i përafert i vitit 2004). Ajo shtrihet 20 km ne veri te kryeqytetit shqiptar Tiranë.

Pak histori

Bazari i Krujës vazhdon deri te Kalaja e Krujës
Për herë të parë emri "Krujë" përmendet në shekullin e XII-të.Emri "Krujë" mendohet ta ketë origjinën nga fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër "krò". Banorët e Krujës i thërrasin vetes "krutonë" ose "krotonë". Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen "krutanë".
Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë.Keshtjella e Krujes u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit.

Ekonomia

Kruja është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Përveç kësaj në Krujë zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe disa industri. Për tu përmendur janë industria e këpucëve në të cilën punësohen shumë gra dhe vajza nga Kruja dhe komunat përreth. Gjithashtu në Krujë është aktive edhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit gëlqeror.

No comments:

Post a Comment