Saturday, February 4, 2012

BUTRINTI

Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961.Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet ngaUNESCO që nga viti 1992.

Veçorite e qytetit antik te Butrintit

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysëm të kripur dhe gjysëm të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm si, dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë- Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore. Ujesjellesi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra. Teknikisht është një ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti si, ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli. Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorrën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shekullin e Parë pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva.

No comments:

Post a Comment